Rama në “Financial Times” i tërheq vëmendjen BE-së: Nëse Europa na shmang, vjen islami radikal

Postuar në 04 Korrik, 2015 01:59

Në një intervistë dhënë për prestigjiozen ‘Financial Times’, kryeministri, Edi Rama është shprehur me tone të qarta kritike ndaj politikave të ndjekura së fundmi nga Bashkimi Evropian lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, në këto vende paraqitet si rrezik potencial shtimi i islamit radikal nëse Europa i shmang apo i mohon. “Një i ri në Tunis apo Tobruk ndjehet se ai nuk ka të ardhme. Por në Shqipëri, ylli në qiell është Europa. Nëse BE-ja nuk do të jetë në gjendje të performojë si duhet, atëherë do të krijohet një hapësirë e madhe për islamin radikal. Në rajonin e Ballkanit gjenden myslimanët më pro amerikanë dhe më pro evropianë në botë, siç janë komunitetet myslimane në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Gjërat po ndryshojnë, nuk janë siç ishin 10 vite më parë. Në atë kohë, pra 10 vite më parë, ishte e pamundur të kishim luftëtarë të huaj nga Shqipëri duke luftuar në Irak apo Siri. 98 % e njerëzve besonin tek Amerika dhe në Zot, e më pas në Europë. Sot kjo nuk është e njëjta çështje”, – është shprehu Rama për gazetarin e “Financial Times”.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

<p>Hahahah ... &nbsp;&nbsp;<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Besonin thote Rama: &nbsp;1. tek Amerika, 2. ne Zot dhe me pas tek Europa!&nbsp;</span></p><p>Sikur do ishte me bukur te fokusohej tek &nbsp;SALIU, SALIU dhe vetem SALIU! Keto tema sikur na c&#39;orjentojne..</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Po pse mer torobell ti kuton se i tremb shqiptaret me burg dhe do te trembesh edhe Europen me Islamin Radikal?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.