Serbia në përpjekje për t’i fituar zemrën BE-së
I dyshuari për krime lufte, Goran Haxhiç, që u kap dje nga policia serbe në parkun kombëtar Fruska Gora, pranë Beogradit, ish i fundit problem midis shtetit serb dhe tribunalit të Hagës. Ngjarja ka gjetur jehonë të plotë, dhe është përshkruar si provë tjetër e faktit që Serbia po i kthen shpinën të shkuarës së vet. “Ky është një hap tjetër i rëndësishëm i bërë nga Serbia në drejtim të integrimit në Europë. Ne e përshëndesim vendosmërinë dhe angazhimin e establishmentit politik serb në përpjekje të tilla”, u shpreh BE-ja nëpërmjet një deklarate në përgjigje të ngjarjes. “Pengesa të tjera të mëdha për Serbinë nuk ka”, ka thënë, sipas gazetës britanike the Guardian, një eurokrat i rëndësishëm, dhe me këtë ka lënë të nënkuptohet se në muajt tetor a nëntor, negociatat mes Beogradit e Brukselit do të jenë më të kollajta.
Por një pengesë e madhe mbetet, prapëseprapë. Ndoshta më e madhja. Serbia refuzon të njohë Kosovën. Madje, “është zotuar” se nuk do ta njohë kurrë. Ka gjasa që prapa këtij zotimi të fshihet aspirata për ta ndarë Kosovën, gjë që do ta alarmonte BE-në po aq sa dhe ideja për t’mos e njohur shtetin e ri të Kosovës.
Add new comment