Norvegji, mes të zhdukurve edhe shqiptarja Lejla Selaci
Një sajt informativ kosovar, Indeksonline, ndër të zhdukurit në kasaphanën e ishullit Outya në Norvegji, liston edhe një shqiptare. Sipas këtij burimi, personi që rezulton i humbur, është shqiptare nga Kosova dhe quhet Lejla Selaci. Indeksonline shkruan se lexuesit kanë njoftuar se në mesin e të zhdukurve në këtë ishull, mendohet të jetë edhe një shqiptare.
Thuhet se shqiptarja Lejla Selaci të jetë një aktiviste e majtë pjesëmarrëse në Konventën e të rinjve Laburistë në ishullin Outya. Grupe të ndryshme shqiptarësh në Skandinavi kanë dhënë alarmin për vajzën shqiptare në sajtet online ku javë aktivë mërgimtarët shqiptarë e kosvarë ku edhe ngushëllojnë njëri-tjetrin e luten që Lejla të jetë shëndoshë e mirë. Autoritetet kosovare nuk e kanë konfirmuar ende një lajm të tillë, por në rrjetin social Facebook janë të shumtë qytetarët shqiptarë në Norvegji, të cilët shkruajnë se shpresojnë që Lejla të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë.
Add new comment