Izraeli “këmben” Kosovën me Palestinën
Beograd - Izraeli është shprehur me forcë kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së çdo vendi dhe njëkohësisht në mbështetje të Serbisë lidhur me Kosovën, por në kthim kërkon të njëjtën gjë nga Beogradi sa i takon çështjes palestineze. Deklarata është bërë dje në Beograd nga ministri izraelit i Sigurisë Publike, Jicak Aharonoviç. Ministri izraelit, sipas Qendrës për Informim të Kosovës që i referohet medias serbe, ka thënë se gjatë takimeve me zyrtarët serbë ka rikujtuar afrinë e dy popujve dhe vuajtjet që populli hebre dhe ai serb kanë pësuar në të kaluarën. "Posaçërisht kam theksuar qëndrimin tonë të fortë në lidhje me Kosovën. Izreali kundërshton deklaratat e njëanshme të pavarësisë dhe mbështet Serbinë sa i përket kësaj çështjeje", ka thënë ministri izrealit për median serbe të cituar nga Qendra për Informim e Kosovës. Ministri ka theksuar se në takimin me ministrat serbë Ivica Daçiç dhe Snezhana Maloviç ka kërkuar mbështetjen e Serbisë për kundërshtimin e shpalljes së njëanëshme të shtetit palestinez, gë që sipas tij, do të jetë temë e takimit të tij të sotshëm me kryeministrin Cvetkoviç.
L.A.
Add new comment