Embargoja ndaj serbëve favorizon biznesmenët e Shqipërisë

Postuar në 22 Korrik, 2011 05:47

Embargoja kosovare për mallrat serbe është ndërmarrë si një përgjigje me të njëjtën monedhë ndaj embargos serbe për mallrat kosovare, e për këtë arsye, vihet re një mirëkuptim i heshtur i diplomacisë ndërkombëtare. Ndërsa vetë kosovarët e kanë përshëndetur në mënyrë korale. Korit i janë bashkuar çuditërisht dhe sipërmarrësit që kanë mundur të fitojnë prej tregëtisë me Serbinë. Me sa duket, motivimet patriotike të njerëzve në Kosovë janë ende më të forta se qasja pragmatike dhe egoiste.

Një pasojë, ndoshta e pakërkuar, e këtij vendimi do të jetë i natyrës patriotike, gjithashtu. Kjo embargo do të krijojë një gropë të madhe nevojash për mallra, që mund të mbushet natyrshëm nga marrëdhënie të reja tregëtie me Shqipërinë. Biznesmenët shqiptarë, që duket se janë më pak patriotë se sa kolegët e tyre të Kosovës, kanë arsye të fërkojnë duart. Nuk ka dyshim që kjo është, megjtihatë, një gjë e mirë për ekonomitë e të dyja shteteve shqiptare.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.