Fisnikërisë i konfiskohet prona 10 000 m2 në breg

Postuar në 13 Mars, 2025 15:32

Në kuadër të çështjes së hetimit të Jorgo Goros në Himarë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur edhe konfiskimin e 10 000 m2 tokë që ishte përfituar nga ish-deputeti Artan Gaçi si investitor strategjik.

Çështja e pronës në fjalë u bë mollë sherri edhe për imunitetin e ish-ministres Olta Xhaçka, e cila është bashkëshortja e Gaçit. Opozita kërkoi heqjen e imunitetit të Xhaçkës për konflikt interesi po çështja nuk mori zgjidhje as në Kushtetuese që nuk mbajti një qëndrim të qartë për çështjen.

Me vendimin e konfiskimit pritet të shihet nëse Gaçi do ankimojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.