Falimenton "23andMe", të dhënat genetike të 15 milionë njerëzve dalin në treg
Pas 15 viesh në treg dhe një suksesi të bujshëm gati mes start-up të Sillicon Valley, “23andMe”, kompania e testimit të AND-së, ka njoftuar aplikimin për falimentim.
Problemi që ka dalë lidhet tashmë me të dhënat e 15 milionë klientëve të cilat siç raportohet u janë shitur kompanive farmaceutike. Drejtoresha e kompanisë, NAnne Wojicki mendon edhe të shesë kompaninë që sërish implikon të dhënat genetike të miliona njerëzve.
Në vitin 2012, një kompanie si Navigenics iu dha akses në të dhënat genetik, çka më pas u ble si kompani nga Life Technologies, e cila më vonë u ble nga “Thermo Fisher Scientific”.
Të dhënat genetike janë përdorur nga policia për të gjeneruar imazhin e të kërkuarve përmes metodës së Gjenealogjisë Hetimore Gjenetike.
Farmaceutika akseson të dhënat sensitive për të prodhuar medikamente, ndërkohë që fshirja e të dhënave nga faqja kryesore mundësohet por me një njoftim: ato ruhen nga kompania për 3 vjet.
Add new comment