Perëndimi vlerëson vendimin e Kosovës për hapjen e tregut për mallrat serbe

Postuar në 08 Tetor, 2024 18:26

Qeveria e Kosovës ka vendosur të heqë bllokimin për mallrat serbe duke gjeneruar një klimë pozitive të përgjithshme që duket se do të ndikojë në taktikën e dialogut me Serbinë. Bashkimi Europian dhe SHBA e kanë përshëndetur vendimin i cili u lobua edhe nga disa vende që kërkojnë të mos cenohet tregtia e lirë. Franca dhe Gjermania kanë reaguar më vete, ndërkohë që ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeffrey Hovenier e ka cilësuar vendimin si një:

Hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën, në rrugën e saj për integrimin europian

Deri në instalimin e skanerave do të funksionojë vetëm pika e Merdares, ndërkohë që vendimi përfaëson një lëvizje pak para raundit të radhës të dialogut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.