Dijetari model BBF: Shqipëria ka 4 besime tradicionale
Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera
Këto shkruan kryeministri në rrjetin “X”. E mban veten për të ditur ky lumëmadhi e me këtë tekst zbulon se ku është.
Në Shqipëri tradicionalisht ka DY BESIME: ISLAMI DHE KRISTIANIZMI.
Këta organizohen në katër komunitete. Dhe kjo është padije reale sidomos për dikë që kur do të thotë “unë nuk vjedh” ka si alibi fjalinë: pasioni im është shqipshkrimi.
Add new comment