Kreditë te Final dhe MCA, hiqet sekuestro nga llogaritë e mijëra kreditorëve

Postuar në 16 Shtator, 2024 11:39

Mijëra llogari bankare në 11 banka të nivelit të dytë në Shqipëri janë liruar nga sekuestroja. Llogaritë ishin të ngrira për llogari të institucioneve financiare jobanka “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

Vendimi për heqjen e sekuestros mban datën 26 gusht dhe lirimi i aseteve financiare të qytetarëve është kryer në fund të këtij muaji. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e Tiranës, Suela Salavaçi, vendimi i është përcjellë bankave të ndryshme, duke dërguar informacion për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

Në këto kushte me qëllim që të mos vazhdojnë pasojat e veprave penale ndaj qytetarëve, në zbatim të neni 600 i Kodit të Procedurës Civile, dhe Udhëzimin me Nr 2, datë 27.03.2014 "Për Mënyrën e Ekzekutimit të Detyrimeve mbi Shumat e Llogarive Bankare", kërkojmë nga ana Juaj heqjen e sekuestrove të vendosura mbi llogaritë e të gjithë qytetarëve( individëve), nga përmbaruesit të cilëve u është hequr liҫensa dhe për të cilët jeni njoftuar zyrtarisht( nga Ministria e Drejtësisë), që ka të bëjë me urdhërat e ekzekutimit të lëshuara për llogari të shoqërive Micro Credit Albania, me NUIS L41729001H, dhe “Final" me NUIS K81311012P."

Lista e emërave të qytetarëve që do t'u hiqet sekuestrimi i llogarive bankare të na dërgohet në hard copy dhe në mënyrë elektronike me qëllim që në vazhdim të kryhen verifikimet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Llogaritë ishin bllokuar nga përmbaruesit e kontraktuar nga dy institucionet mikrofinancare që akuzohen për mashtrim e zhvatje të qytetarëve.

Ndërkohë, çështja penale ndaj administratorëve të dy shoqërive kredidhënëse është ende nën hetim.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.