Jeton më gjatë nëse ke gjithmonë një qëllim
Të pasurit e një qëllimi në jetë mund të jetë çelësi i jetëgjatësië. Studimi i të ashtuquajturave Zona Blu, rajone të njohura për numrin e lartë të njëqindvjeçarëve ka identifikuar nëntë elementë që ndikojnë në jetëgjatësi. Në rajone si Sardenja në Itali, Okinawa në Japoni dhe Loma Linda në Kaliforni, numri i atyre që i kanë kaluar 100 vjeç është shumë më i lartë se në vendet e tjera.
Dhe ajo që i bashkon të gjithë këta të moshuar është të pasurit e një qëllimi. Dan Buettner, bashkëpunëtor i National Geographic dhe studiues i shquar i këtyre zonave, thotë se ky faktor është shumë i rëndësishëm.
"Sensi i qëllimit vlen deri në shtatë vjet jetëgjatësi shtesë," vuri në dukje ai. Për Okinaëanët, ky koncept quhet "Ikigai" dhe në thelb është ajo që i ngre ata nga shtrati çdo mëngjes.
Në Nicoya, njihet si "plan de vida", ose plani i jetës. Sipas Buettner, ky motivim i brendshëm është një tipar dallues i banorëve më të vjetër të Tokës.
Ndërsa faktorët e tjerë janë:
- Të qndrosh aktiv në mënyrë të natyrshme. Pra, aktivitet fizik përmes detyrave të përditshme si kopshtaria ose ecja në vend të rutinave formale të ushtrimeve.
2. Të reduktosh stresin. Ndjekja e një skeme të përditshme për të lehtësuar stresin, si një sy gjumë ose shoqëria e mirë.
3. Mosngopja. Të ndalosh së ngrëni kur jeni 80% i ngopur. Banorët e Okinawanit i përmbahen "rregullit 80%", pra ndalojnë së ngrëni pa u ngopur plotësisht.
4. Frutat dhe perimet. Një dietë me bazë bimore, me sasi të vogla mishi, bulmeti dhe peshku.
5. Verë por me karar. KJo më shumë se 1-2 gota në ditë, në shoqëri të mirë dhe me ushqim përpara.
6. Të jesh pjesë e një komuniteti - Qoftë me bazë besimi fetar apo komunitet social.
7. Njerëzit e dashur të parët. T’i japësh përparësi familjes dhe të mbash pranë prindërit e moshuar.
8. Të qenit në rrjete sociale të shëndetshme – Zgjidhni të rrethoheni nga njerëz që ndajnë stilin tuaj të shëndetshëm të jetesës.
Add new comment