Mesazhi i parë i marketingut për Ksamilin: I rrënuar nga lakmia dhe turistët!
Në TripAdvisor kanë nisur të shfaqen komentet kritike ndaj Ksamilit, apo marketuar si Maldivet e Europës.
Media në Britani shkruajnë se Ksamili, ndonëse mbetet një alternativë më e lirë krahasuar me Greqinë, sërish ka marrë goditje nga ndërtimet, mbipopullimi dhe bllokimi i hapësirave të plazhit.
I rrënuar nga lakmia dhe turistët
shkruan Manchester Evening News.
Mbipopullimi është aktualisht anti-reklama më e madhe për një vend turistik. Gjatë gjithë kësaj vere mediat britanike kanë qenë në garë për të sugjeruar destinacione të qeta, por me vlerë turistike po aq sa destinacionet e famshme.
P.sh sugjerohet Lericci përkundrejt “5 Terre”, Rapallo përkundrejt Porto Fino, Lucca në raport me Firenzen, San Gimigniano në raport me Sienën, Elba për Sardenjën etj.. Këtë vit madje nisi edhe marketimi Romës që është më shumë vend vizitash pune.
E njëjta për jugun e Italisë ku Amalfi, Sorrento dhe Pozitano janë “konkuruar” me sugjerime në bregun salentin.
Në ishujt e Egjeut mediat britanike kanë ndjekur të njëjtën metodikë: ishujve të famshëm u bashkëngjitet një destinacion më diskret aty afër.
Ksamili ishte sugjerimi ndaj ishujve jonianë dhe tani ndaj Ksamilit sugjerohet Saranda apo Himara. Me të njëjtin kriter: mbipopullimi që sjell ulje të cilësisë së shërbimit dhe në fund degradim.
Është herët për të parashikuar ecurinë e sektorit dhe Ksamili është aq ì vogël saqë nuk do preket nga braktisja.
Por sinjali do parë me kujdes dhe i do kushtuar rëndësia e duhur sepse masiviteti nxit pritmëri dhe varësi ekonomike të cilat mandej strukturojnë një ekonomi lokale.
Prirja e mediave për të sugjeruar destinacione të qeta është deri diku qasje politikbërëse në turizëm për një shoqëri që udhëton shumë si britanikët dhe që janë turistë jo pa ekonomi. Halli është si t’i mbash?
P.sh askush nuk ka menduar rëndësinë e kinemasë në promovime të qëndrueshme që nga ana tjetër e riprodhojnë veten me cilësi shërbimi dhe politikë reale për turizmin.
Këtu qeveria është aktori kryesor por siç duket dehja me suksesin nuk po nxit asnjë analizë reale. Mjafton të shohim sesa pak promovohet Vjosa si aset natyror i virgjër dhe i mbrojtur, pikërisht sepse aty nuk ka asnjë interes direkt.
s.zaimi
Comments
Kështu ndodh kur mendon se
Kështu ndodh kur mendon se turizmi ecën vetëm duke bërë promovime në artikuj gazetash ndërkohë që situata reale në vend është katrahurë. Turisti vjen, shikon dhe të vë vizën në të ardhmen.
Propaganda i ka këmbët e shkurtra.
Add new comment