Samiti i Brazilit/SHBA dhe Gjermania bllokojnë marrëveshjen globale mbi taksimin e miliarderëve

Postuar në 27 Korrik, 2024 19:47

Samiti tri ditor i G20 në Brazil ka arritur të imponojë pjesërisht agjendën e presidentit të vendit Luiz Inazio Lula da Silva. E që është taksimi progresiv i ultra të pasurve. Pjesërisht pasi nëse Lula synonte një taksë minimale për më të pasurit, në deklaratën finale është arritur vetëm një kompromis.

Në respekt të plotë të sovranitetit ne do të kërkojmë të angazhohemi në mënyrë bashkëpunuese për të siguruar që ultra të pasurit të taksohen efektivisht

thuhet në deklaratë, në të cilën vihet në dukje se “pabarazia dhe pasuria po minojnë rritjen ekonomike”.

Lidhur me këtë, ministri brazilian i Financave, Fernando Hadad, ka thënë se “nga një pikëpamje morale është e rëndësishme se të 20 shtetet më të pasura konsiderojnë se ne kemi një problem që ëstë se duhet të kemi taksim progresiv”.

Një deklaratë e mjerë nëse mbajmë parasysh se kur vjen puna te paraja, morali është zeje e varfanjakëve. Dhe fakti është se ishin SHBA dhe Gjermania që refuzuan idenë e një marrëveshjeje globale për taksimin e miliarderëve që u mbështet nga Franca, Spanja, Afrika e Veriut, Kolumbia dhe Unioni Afrikan.

Taksim i Ndershëm, - ja nocioni që mbrojti drejtuesja e FMN-së Kristalina Georgieva, duke cilësuar se propozimi për taksim progresiv është i mirëpritur. Por ende diçka e ka bllokuar sistemin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.