Dorëhiqet Lindita Nikolla

Postuar në 26 Korrik, 2024 22:15

Lindita Nikolla njoftoi dorëheqjen nga detyra e kryetares së Kuvendit në përfundim të seancës së fundit të këtij sesioni parlamentar. Në fjalimin e saj para deputetëve, Nikolla tha se arsyeja e tërheqjes së saj është një problem me shëndetin, por la të kuptohet se do ta vijojë mandatin e deputetes.

Këtu sot mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, për shkak të një situate shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit. Jam përpjekur të jap më të mirën çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj s’e kam pasur qëllim. Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.