Vuçiç flet për fabrikë kineze trenash në Serbi

Postuar në 09 Qershor, 2024 15:22

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, ka folur së fundmi për mundësinë e hapjes së një fabrike të prodhimit të trenave nga pala kineze në Serbi. Duke folur për gazetarët në Zemun, Vuçiç ka vënë në dukje se palës kineze i janë ofruar disa rajone për fabrikën si Cuprija, Nish, Aleksinac, Kraljevo.

Do të presim çfarë do të na thonë miqtë kinezë

ka thënë ndër të tjera ai, duke pranuar se “nuk jemi ende mjaftueshëm të përgatitur”.

Bashkëpunimi Serbi-Kinë ka njohur ngjitje këto dy vjet dhe kulmoi me vizitën e presidentit kinez në Beograd pak kohë më parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.