250 persona me probleme të shëndetit mendor mbahen në mënyrë të paligjshme në burg

Postuar në 19 Maj, 2024 15:35

Afro 250 persona me probleme të shëndetit mendor mbahen në mënyrë të paligjshme në burg, ndërkohë që duhet të ishin në klinika të specializuara. Shqetësimi u ngrit nga Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi Robert Gajda. Në një intervistë për MCN Tv, Gajda thotë:

Si natyrë të çështjes kemi njohur 3 lloje që kanë qenë në vëmendjen tonë. Njëra nga çështjet ka qenë e lidhur me mungesën e ofrimit të shërbimit shëndetësor në cilësinë e duhur dhe të barabartë me qytetarët e tjerë, kryesisht ka mungesë barnash. Në një rast tjetër lidhet me lirinë e besimit fetar në institucionet e vuajtjes së dënimit. Një rast tjetër pastaj ka qenë në lidhje me personat që kanë kryer krime, por janë të papërgjegjshëm penalisht, të cilët vazhdojnë akoma të mbahen në burgje, por duhet të jenë në klinika të specializuara. Mbahen në mënyrë të paligjshme në burg, persona që s’duhet të jenë aty. Bëhet fjalë për afërsisht 250 persona që nuk duhet të qëndrojnë për shkak të problemeve të shëndetit mendor

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.