Të dhëna të reja zbulojnë vendin ku është varrosur Platoni

Postuar në 24 Prill, 2024 21:44

Shënime të gjetura në Ercolanon e sotme, Itali, lokalizojnë vendin ku është varrosur Platoni (427 – 348 p.e.s.). Së bashku me qytetin e afërt të Pompeit, Herculaneum u shkatërrua gjatë shpërthimit vullkanik të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, duke e varrosur qytetin nën shtresa të trasha hiri.

Papiruset e kohës u shkrumbuan nën nxehtësinë e madhe, megjithatë, si pjesë e një projekti të vazhdueshëm nga arkeologët, një rrotull papirusi që përmbante Historinë e Akademisë së Filodemusit të Gadarës (110-40 pes) u deshifrua pjesërisht.

Ekipi përdori teknika moderne të imazhit si imazhet optike me rreze infra të kuqe dhe ultravjollcë, imazhe molekulare dhe elementare, imazhe termike, tomografi dhe mikroskopin optik dixhital.

Janë identifikuar përafërsisht 1000 fjalë (rreth 30% e të gjithë tekstit) të cilat përfshijnë detaje të reja rreth Platonit, zhvillimin e Akademisë së tij Platonike dhe informacione që identifikojnë vendin e varrimit të tij.

Arkeologët e dinin se Platoni ishte varrosur diku në Shkollën Platonike të Athinës, megjithatë, zbulimi i fundit e ka lokalizuar varrimin e tij në një kopsht privat pranë të ashtuquajturit Museion ose sacellum i shenjtë për Muzat.

Teksti zbulon se Platoni u shit si skllav pas pushtimit të ishullit të Aeginës nga spartanët midis 404 para Krishtit dhe 399 para Krishtit.

Comments

Submitted by Arif (not verified) on

Per platonin e dinim vendin fiks. Per te atin s'di
E gje akoma. Po eshte nje plak ne Mamurras qe e kishte shok

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.