Çfarë ndodhi në 6 vjet që nuk do kush të punojë me këtë?

Postuar në 23 Prill, 2024 20:31

Në Panairin e Punës në vitin 2018, kryeministri Edi Rama ndër të tjera do të shprehej

Në të gjitha ndërmarrjet e Shqipërisë ka vende punë, por duhet të kuptohet se puna nuk është vetëm punë shteti dhe puna nuk të vjen në shtëpi. Duhet të funksionojmë si një forcë e madhe lëvizëse që të shtyn drejt sektorit privat

Sot, zv.kryeministri Blendi Gonxhe u shpreh në rrotullim 180 gradë: 

Ne kemi shumë vende pune. Unë ju ftoj të gjithëve të klikojnë në faqen e DAP-it, unë ju ftoj të gjithë të provojnë dhe njëherë tjetër të punojnë në shtet. Unë e kuptoj se shumë janë të zhgënjyer.

Kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet
Shumë shpejt të kalojmë në kushte të tjera. Duhet dhe ndihma juaj që njerëzit të aplikojnë. Janë 126 vende që presim, procedurat e DAP-it janë të tilla, marrin pak kohë

Çfarë ka ndodhur në këto 6 vjet që e kanë vendosur Shqipërinë në një pozitë të cilën nuk e ka patur kurrë? Siç thotë Kryeministri. 

Pse nuk punon kush më në shtet? Ose më mirë: pse nuk e rëndon më njeri ndërgjegjen e vet humane me të qenit argat pa tru i bejlurçinës së fundit në botë? 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.