Jetë e dytë për revistën “Life”
Revista Life, revista amerikane e njohur për fotografitë e saj ikonike që kanë përjetësuar ngjarjet kryesore të shekullit të 20-të, do të rikthehet falë një marrëveshjeje të arritur nga kompania mediatike e modeles Karlie Kloss dhe bashkëshortit të saj, vëllai i Jared Kushner.
Bedford Media, të cilën Kloss e zotëron me bashkëshortin Joshua Kushner, tha në një deklaratë të enjten se revista do të rihapet në formë të shtypur dhe dixhitale pasi të sigurojë të drejtat e botimit nga një marrëveshje me Dotdash Meredith.
Nuk ka detaje në lidhje me vlerën financiare të marrëveshjes dhe datën e rihapjes.
Joshua Kushner, themeluesi i Thrive Capital, është vëllai i Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump.
“Life” nisi publikimin në vitin 1883 dhe u kthye menjëherë në një shtyllë të fortë të gazetarisë amerikane për pjesën më të madhe të shekullit XX, duke shfaqur në koperinë fotografi historike, si imazhi ikonë i një marinari të Marinës së Shteteve të Bashkuara duke puthur një vajzë në ditën kur Japonia u dorëzua në SHBA në Luftën e Dytë Botërore.
Pas një periudhe rënieje, revista kaloi nga botimi javor në atë mujor në fund të viteve 1970 përpara se të ndalonte botimin në vitin 2000.
Publisher Time Inc e riktheu në treg revistën si suplement në 2004, por e mbylli edhe atë tre vjet më pas. Kjo shënoi hapjen e një faqeje online ku u ngarkua e gjithë arkiva e saj.
Add new comment