“Armët bërthamore i kemi për t’i përdorur”

Postuar në 13 Mars, 2024 10:31

Rusia mbetet në gjendje gatishmërie luftarake dhe është plotësisht e gatshme për një luftë bërthamore, tha pesidenti rus në një intervistë me median shtetërore.

Putin, i cili pritet t’i fitojë zgjedhjet presidenciale të 15-17 marsit, tha se Rusia do ta bënte këtë hap në rast se sovraniteti i saj kërcënohet.

“Nga pikëpamja ushtarako-teknike, ne jemi, natyrisht, të gatshëm”, tha Putin për televizionin Rossiya-1 dhe agjencinë e lajmeve RIA në përgjigje të pyetjes nëse vendi ishte vërtet gati për një luftë bërthamore.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se nëse vendosin trupa amerikane në territorin rus – ose në Ukrainë – Rusia do ta trajtonte këtë veprim si një ndërhyrje.

"(Në Shtetet e Bashkuara) ka mjaft specialistë në fushën e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe në fushën e kufizimit strategjik," tha Putin, "Prandaj, nuk mendoj se këtu gjithçka po nxiton drejt konfrontimit bërthamor, por ne jemi gati për këtë."

Ai përsëriti se përdorimi i armëve bërthamore ishte i përcaktuar në doktrinën bërthamore të Kremlinit, politika e tij që përcakton rrethanat në të cilat Rusia mund të përdorë armët e saj.

Armët ekzistojnë për t'i përdorur ato”, tha Putin. "Ne kemi parimet tona."

Megjithatë, Putin tha se Rusia nuk ishte përballur kurrë me nevojën për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë, ku konflikti është ndezur që nga shkurti i vitit 2022.

“Pse duhet të përdorim armë të shkatërrimit në masë? Nuk ka pasur kurrë një nevojë të tillë.”

Putin tha se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO është "një hap i pakuptimtë" dhe se Rusia do të vendosë trupa dhe sisteme shkatërrimi në kufirin finlandez pasi Finlanda të bashkohet me aleancën.

“Ky është një hap absolutisht i pakuptimtë (për Finlandën dhe Suedinë) nga pikëpamja e sigurimit të interesave të tyre kombëtare”, tha Putin.

“Ne nuk kishim trupa atje (në kufirin finlandez), tani ata do të jenë atje. Nuk kishte sisteme shkatërrimi atje, tani do të shfaqen.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.