Forbes shtrihet në rajonin e Adriatikut
Pesë edicione të reja do t’i shtohen Forbes. Nga 14 nëntori, edicionet e reja dixhitale të FORBES të hapura në rajonin e Adriatikut nga United Media do të ofrojnë informacionet më të fundit mbi biznesin, inovacionin dhe sipërmarrjen. Portalet e reja të licencuara janë lançuar në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.
Me mbi 105 vjet histori, FORBES është lider global në lajmet e biznesit dhe ato me karakter ekonomik. Edicionet dixhitale të FORBES do të mbulojnë një gamë të gjerë temash, duke përfshirë lajmet e biznesit, analizat e tregut, intervistat me liderët e industrisë, sipërmarrësit dhe ekspertët. Lexuesit do të njihen gjithashtu me listat e njohura globale të FORBES.
“Lançimi i këtyre botimeve të reja globale në rajonin e Adriatikut demonstron angazhimin e palëkundur të Forbes për të mbrojtur dhe përkrahur sipërmarrjen globale dhe për të çuar më tej praninë tonë në të gjithë Evropën”, tha Peter Hung, President, Licencimi & Branded Ventures, Forbes.
Nëpërmjet partneritetit me FORBES, kompania United Media, që operon në kuadër të United Group, vendos pozicionin e saj si lider mediatik në Evropën Juglindore. Kompania ka më shumë se 120 organe mediatike në portofolin e saj: 60 stacione televizive, 40 portale, si dhe stacione radioje dhe edicione të shtypura. Ajo operon në tetë vende dhe ka 4200 të punësuar.
Add new comment