Gati gjysmë milioni spanjollë janë abuzuar nga njerëz të kishës  

Postuar në 27 Tetor, 2023 15:32

Abuzimi seksual në Kishën Katolike spanjolle ka për herë të parë një shifër. Një raport i hartuar nga Avokati i Popullit në kuadër të një komisioni hetimor ka konkluduar se viktima të abuzimit në mjedise që lidhen me Kishën janë gati gjysmë milioni spanjollë, që prej vitit 1940.

Raporti është bazuar mbi anketat. Sipas tij, 1.13% të të rriturve në Spanjë kanë pësuar abuzime seksuale në sferën fetare kur ishin të mitur dhe 0,6% drejtpërdrejt nga priftërinjtë dhe njerëz të tjerë të fesë.

Pavarësisht se Avokati i Popullit është treguar i kujdesshëm të mos japë shifër, një përllogaritej e thjeshtë për 39 të rritur që ka në total Spanja nxjerr 440 000 viktima në rastin e parë dhe 230 në të dytin, raporton El Pais

Raporti është hartuar përgjatë 15 muajve të fundit, me kërkesë të Dhomës së Ulët. Nevoja për ngritjen e një komisioni erdhi pas një investigim të madh gazetaresk të El Pais. Ky i fundit ka zbuluar 2 206 viktima dhe 1 036 abuzues të dyshuar që datojnë që nga viti 1927.

Raporti iu dorëzua presidentes së Kongresit, Francina Armengol, nga Avokati i Popullit, Ángel Gabildono.

Ndër rekomandimet e tij bie në sy njohja e së drejtës së viktimave për dëmshpërblim dhe krijimi i një fondi shtetëror të posaçëm, në të cilin Kisha Katolike të jetë e detyruar të kontribuojë.

Disa viktimave u është dashur të përballen me mohimin dhe presionin, madje u fajësuan për abuzimet që pësuan. Kisha Katolike nuk është një njeri i vetëm dhe komisioni këshillues ka zbuluar praktika të mira dhe të këqija në të. Kemi vënë re kujdes dhe dëshirë për ta minimizuar fenomenin, por tani nuk është e mundur të bëhet një gjë e tillë. Shoqëria nuk do ta lejonte”, tha Gabilondo, i cili shpjegoi se pozicionet e botës kishtare kanë qenë “më shumë të orientuara drejt parandalimit sesa zbardhjes së rasteve”.

Konferenca Episkopale Spanjolle mblidhet javën tjetër për të vlerësuar raportin e Avokatit të Popullit.

Shifrat e raportit në Spanjë janë të fundit që tronditin Kishën Katolike Romake pas një sërë skandalesh të abuzimit seksual në mbarë botën, shpesh duke përfshirë fëmijë, gjatë 20 viteve të fundit.

Por ndryshe nga vendet e tjera, në Spanjë -- një vend tradicionalisht katolik që është bërë shumë laik -- akuzat për abuzimin e klerikëve vetëm tani po fitojnë vëmendje, çka ka çuar në rritjen e akuzave nga viktimat. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.