Ligji i munguar që shpjegon universin
Një "ligj i munguar" që ka potencialin të na ndryshojë mënyrën si e kuptojmë universin.
Një grup shkencëtarësh dhe filozofësh nga disa prej institucioneve më elitare të Amerikës besojnë se teoria e "mbijetesës së më të fortit" e Çarls Darvinit mund të na ndihmojë të kuptojmë edhe se si funksionojnë dukuritë që nuk lidhen me gjallesat.
Konkluzioni i studimit të publikuar në PNAS është se evolucioni dhe seleksionimi natyror zbatohen edhe për fenomene komplekse.
Teoria e evolucionit e Darvinit përshkruan se seleksionimi natyror prodhon "mbijetesën e më të fortit" - ku tiparet "zgjidhen" dhe kalohen përmes elementëve të gjallë për t'u përshtatur me mjediset në ndryshim.
Studiuesit tani pohojnë se diçka e ngjashme - atë që ata e quajnë "ligji i rritjes së informacionit funksional" - zbatohet për sistemet komplekse që janë 'jo të gjalla', të tilla si atomet, yjet, uraganet dhe mineralet.
"Ne e shohim evolucionin darvinian si një rast specifik të një procesi më të përgjithshëm që zbatohet edhe për sistemet jo të gjalla," thote Dr Michael Wong, autori kryesor i hulumtimit.
Në studim identifikohen "konceptet universale të përzgjedhjes", të cilat "i shtyjnë sistemet të evoluojnë përmes shkëmbimit të informacionit midis mjedisit dhe sistemit".
Me fjalë të tjera, këto sisteme përshtaten dhe evoluojnë si një bimë në botën e gjallë, për shembull, që "përzgjedh" tipare.
Studiuesit thonë se nëse i kuptojmë sistemet komplekse përmes këtij ligji mund të na ndihmojë të studiojmë ndryshimin mjedisor dhe ndikimin e tij në Tokë.
Add new comment