'Alienë' 1000-vjeçarë në Parlamentin e Meksikës
Fosilet e dy qenieve që supozohet se kanë qenë alienë janë ekspozuar në Parlamentin e Meksikës. Në një seancë speciale, trupat iu përshkruan të pranishmëve si 100-vjeçare, nga gazetari dhe shkencëtari i UFO-ve, Jaime Maussan. Ato janë gjetur në Cusco, Peru.
"Këto ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit të botës sonë. Ato janë gjetur të fosilizuara në një minierë", tha Maussan.
Seanca në Kongresin Meksikan vjen javë pas një tjetër seance të ngjashme para Kongresit Amerikan. Maussen tha se mostrat u analizuan nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës (UNAM) dhe shkencëtarët arritën të merrnin mostrat e ADN-së përdorën testimin me radiokarbon për të përcaktuar moshën e tyre.
"Ne nuk jemi vetëm në universin e gjerë dhe duhet ta pranojmë këtë realitet", tha Maussan, i cili argumentoi se publiku ka të drejtë të mësojë për qeniet dhe teknologjitë jo-njerëzore. Krah Maussen në seancë ishte ish-piloti amerikan Ryan Graves dhe Avi Loeb, profesor i astrofizikës në Universitetin e Harvardit. Graves ka paraqitur prova për të njëjtën çështje edhe në një seancë dëgjimore në Kongresin e SHBA në korrik. Tashmë në qarqet shkencore dhe politike pranohet përgjithësisht se ka dukuri të pazakonta që nuk mund të identifikohen, por ende ka mosmarrëveshje të thella për origjinën e tyre.
Add new comment