Tsipras jep dorëheqjen nga drejtimi i Syriza-s
Ish-kryeministri i Greqisë, kreu i Syrizas-s, Alexis Tsipras, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Lajmi është publikuar nga mediat greke sipas të cilave Tsipras ka pranuar se largimi është e vetmja mënyrë për të rigjallëruar partinë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e fundit.
E kuptoj nevojën për një valë të re në Syriza. Dhe kam vendosur të hiqm mënjanë. Kam besim në kapitalin njerëzor të partisë sonë, në forcat e pashtershme të shoqërisë dhe të së majtës
citohet ai.
Në zgjedhjet e fundit, partia e drejtuar prej tij, mori vetëm 17.84% të votave me 47 vende, ndërkohë që Demokracia e Re e Mitsotakisit mori 158 vende që korrespondon me 40.56%. Ky përbën një ndër momentet më kritike për të majtën greke.
Add new comment