Një gjeneral i NATO-s në krye të Çekisë
Ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel do të jetë presidenti i ri i Republikës Çeke. Ai ka mundur kundërshtarin e tij, miliarderin Andrej Babiš.
Sipas raportimeve në media, nga numërimi i më shumë se 90% të kutive të votimit, Pavel ka siguruar 57% të votave përkundrejt 43% të kundërshtarit të vet.
Pavel kandidoi si i pavarur dhe premtoi të reduktonte polarizimin në Çeki, që aktualisht përjeton ndasi të mëdha. Ai është një promovues i lidhjeve të forta më BE-në dhe adoptimin e monedhës euro.
Add new comment