Komitet kundër Korrupsionit edhe në Australi
Parlamenti australian ka miratuar krijimin e trupës së parë hetuese në vend kundër korrupsionit - Komiteti Kombëtar Kundër Korrupsionit. Vendimi vjen pas vitesh debati mbi nevojën e një monitoriuesi ndaj politikanëve dhe ai është cilësuar si shumë i rëndësishëm nga kryeministri, Anthony Albanese që e ka patur edhe premtim elektoral.
Trupa e re do të ketë të drejtë të hetojë zyrtarët publikë, verifikojë hamendësimet për korrupsion si dhe të mbajë dëgjesa publike në raste të veçanta dhe do të jetë i pavarur nga qeveria.
Sot ne ndërmarrim një hap të rëndësishëm për rindërtimin e besimit te qeveria, institucionet publike dhe demokracia jonë. Demokracia australiane është një arritje e madhe kombëtare, por turbullirag dhe tensionet në botë na kujtojnë, disa herë brutalisht, se demokracia asnjëherë nuk duhet marrë për e mirëqenë
u shpreh para votimit Albanese.
Përfaqësues të lartë, si Prokurori federal dhe drejtuesi i Transprency international e kanë cilësuar ligjin si reformën më të rëndësishme në 40 vjet. Modeli në fjalë është më i thjeshti në planin institucional por provon se edhe në një vend si Australia, diçka është kalbëzuar në sistem.
Add new comment