I ka mbetur vetëm helmi i propagandës

Postuar në 12 Nëntor, 2022 10:46

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përfunduar sot në detyrën e editorit të njoftimeve për shtyp të kryeministrisë të cilat i ka qarkulluar në Tuiterin e tij si paketë propagandistike të ditës. 

Zoti Rama ka folur për tradhtinë e Berishës ndaj Kosovës pse kur ishte në detyrën e kryeministrit priste zyrtarisht dhe njoftonte zyrtarisht takimin me kreun e komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dumës ruse, Konstantin Konsachev. 

Tani z. Rama patjetër që ka një dosje njofitmesh dhe tretësirash të truve të tij; ai publiko, ne hidh dhe ai vazhdon e kështu si shumë i zgjuar që është, do bëjë zhurmën. 

E ka bërë sot këtë postim pse ka një protestë, nuk gjeti diçka më të hajrit sepse për turp të tij e tremb akoma Saliu. 

Po çfarë kryeministri është ky vallë? Që lufton me shashka helmi ndaj një plaku në politikë e në moshë të cilin deklaroi se e nxori në pension më 2013? Ky që mori 1 milionë vota, ky që takoi edhe Lavrovin dhe madje e veneronte edësisht pështirshëm në takimin e punës që pati në Moskë!

Një kryeministri të cilit i ka mbetur vetëm helmi propagandistik bashkë me sahanët mediatikë, nuk është më realisht në detyrë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

ky që takoi edhe Lavrovin ...
ja ke fut po kaq kot sa dhe ky palloshi per kete budallallek qe ne 2013. qeveria shqiptare sic i thane beri, se mos dine gje palloshet (saliu apo rama)
dhe vertet dua te me ndihmosh se clidhje ka me kete retorike fakti qe ky paska takuar lavrov ... se mos me shket dhe ti si keta koqet europiane qe ju duket trimeri qe kane takuar zhelenskin e shmangur lavrov.
llum e cfare llumi jane media qe nuk e dine a po vjen apo iken lajmi e jo me ta raportojne.
po natyra njerezore eshte aq e thelle sa shume shpesh njerezit mbyten me kembet e tyre brenda saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.