Fatmir Limaj: Raporti i Dick Marty u përgatit në Serbi

Postuar në 15 Tetor, 2022 14:11

Në një intervistë dje për emsionin e Çim Pekës në syri.net një ndër drejtuesit kryesorë të UÇK-së, Fatmir Limaj, ka deklaruar se raporti i Dick Martyt është përgatitur nga Serbia.

Deklarata përgënjeshtron, ose më saktë, kundërthotë pretendimin e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fjalimit në KiE deklaroi se raporti ishte përgatitur në Kremlin.

Sigurisht që askush prej këtyre nuk citon një burim të vetëm për pretendimin e vet, mirëpo në 10 vitet e fundit, raporti është trajtuar si dokument që favorizon tezën serbe për relativizimin e krimeve të luftës të kryera nga ushtria dhe paramilitarët serbë në Kosovë.

Zoti Rama ka preferuar ta lërë mënjanë Serbinë në këtë çështje, meqenëse Putin dhe Rusia sot janë armiq të modës dhe për shkak se me Serbinë z. Rama e lidh një politikë që ia ka ndërlikuar pozitën e vet publike para shqiptarëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.