Nuk jemi të Jehovait
Fotoja është marrë në zonën e frekuentuar të “Pedonales” në Tiranë. Tre të rinj, me gjasë joshqiptarë, të veshur në “uniformën” e predikuesit fetar që me një tabelë në rrugë duket se ftojnë njerëz të bisedojnë për punë të fesë.
Nisur nga libri i Mormonit, mendja ta thotë se i përkasin “Kishës së Jezu Krishtit dhe Shenjtorëve të Ditëve të Fundit”. Por çfarë bën përshtypje është tabela e publicitetit që është përdorur për të thyer me gjasë një paragjykim: NUK jemi të Jehovait. Pjesëza mohuese është në gërma kapitale dhe “bold”.
Dëshmitarët e Jehovait janë një grupim që mohojnë trininë dhe predikojnë Armagedonin. Një doktrinë ndërtuar mbi një interepretim biblik, grupi ka ardhur në vëmendje të mediave për disa ngjarje të rënda siç ishte vetëvrajsa e vitit 2020 në familjen Josifi në Tiranë. Asokohe organizata mohoi që viktimat të ishin pjesë e tyre, por një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 2004.
Tabela e përdorur operon mbi një dyshim që duket se ka prekur veprimtarinë e grupimeve të tjera që janë aktivë në Shqipëri prej vitesh. Por theksi te asociimi me grupimet e tjera flet për një situatë të pahetuar të një ambienti të mbyllur siç është ai i sekteve fetare, me një rivalitet apo distancim që zbulohet qartë te një tabelë që në fakt provon sa konfuzion ka një qytetar shqiptar mbi shumësinë e entiteteve fetare që veprojnë këtu dhe atë që ato përfaqësojnë.
Add new comment