Gjykata Europiane e Audituesve: Von Der Leyen nuk jep informacion mbi negociatat me Pfizer
Gjykata Europiane e Audituesve ka publikuar dje një raport përmes të cilit akuzon hapur kreun e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për mosdhënie informacioni mbi rolin e saj në negociimin me kompaninë Pfizer. Fjala është për negociatat për blerjen e vaksinës anti-CoVid-19dhe sipas gjykatës në fjalë, von der Leyen shkeli të gjitha rregullat në fuqi duke arritur një marrëveshje paraprake me kompaninë amerikane, çka hapur rrugë për kontratën për 1.8 miliardë doza vaksine.
Gazeta "Politico" që raporton mbi çështjen citon një prej audituesve që e cilëson refuzimin për dhënie informacioni thujase të pagjasë më parë. Bllokimi në fjalë pason të njëjtin që hasi Avokati i Popullit i BE-së në një hetim që nisi edhe nga raportimet në gazetën amerikane « New York Times » që publikoi mesazhe telefonike mes von der Leyen dhe drejtuesit të kompanisë, Bourla.
Situata e provokuar nga sjellja von der Leyen vendos një precedent me pasoja për imazhin e BE-së dhe Komisionit pasi transparenca në qeverisje është një ndër kërkesat kryesore për një standard demokratik. Mbi cilën premisë do të kërkojë nesër KE përmbushje standardesh për vende si Shqipëria apo ato që aspirojnë integrimin, ndërkohë që krijonë këtë standard për çështje të tilla kaq të ndjeshme ?
Add new comment