Katastrofë mjedisore në Oder, ende të panjohura shkaqet

Postuar në 16 Gusht, 2022 18:39

Shkencëtarët nuk kanë ende një përgjigje për katastrofën në lumin Oder, ku është konstatuar ngordhja në masë e peshqve. Shkencëtarët polakë janë shprehur se në ujin e lumit që kalon në të dyja vendet, është gjurmuar nivel i lartë kripe, ndërkohë që në bashkitë gjermane është ndaluar larja dhe peshkimi në lumë.

Pala gjermane dyshon se kemi të bëjmë me ndotje kimike, fillimisht u dyshua për mërkur dhe lidhur me këtë hamendësim, pala polake ka ofruar shpërblim 210 000 euro për këdo që ndihmon për të gjetur përgjegjësit. Lidhur me këtë situatë, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka shkarkuar nga detyra drejtorin Ekzekutiv të Ujërave Polake, një kompani shtetërore që ka përgjegjësi për menaxhimin e ujërave  dhe kreun e inspektoriatit për mbrojtjen mjedisore. Në Poloni ngordhja në masë u raportua më 26 korrik në Wroclaw, kurse pala gjermane erdhi në dijeni vetëm në javën e dytë të gushtit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.