Parashikim për recension të Eurozonës. Gjermania në stanjacion që këtë 3-mujor
“Bloomberg” paralajmëron se gjasat që Eurozona të hyjë në reçension janë më të lartat që nga nëntori i vitit 2020. Kjo lidhet me çmimet e energjisë duke provokuar nivele të larta të inflacionit.
Sipas një sondazhi të kryer nga media në fjalë me ekonomistë të ndryshëm, mundësitë që prodhimit të bien janë rritur me 60% nga 45% që ishin para sulmit të Rusisë në Ukrainë. Në këtë kuadër ekonomia më e madhe e bllokut, Gjermania, parashikohet të hyjë në stanjacion që në këtë 3-mujor, një sinjal i qartë i prirjes së ekonomisë europiane.
Sipas parashikimeve inflacioni në Eurozonë pritet të arrijë mesatarisht në 8% brenda këtij viti, dy herë më shumë sesa parashikimi i Bankës Europiane Qendrore që ishte 4%. Ekonomistët parashikojnë se Banka Qendrore Europiane do të detyrohet të rrisë normën e interesit në muajin shtator me 0.5%.
Add new comment