Propozim i PS-së: Njësi administrative më vete për inceneratorët. Ja kush pritet ta drejtojë

Postuar në 31 Korrik, 2022 18:46

Në kuadër të projektit për ndarjen e re administrative-territoriale mësohet se Partia Socialiste ka bërë gati krijimin e një njësive administrative më vete për menaxhimin e inceneratorëve. Burime të sigurta nga Fabrika e Ideve që drejtohet nga E.F, bëjnë me dije për "Të Kripura" se  propozimi bëhet për të vendosur në kontroll financiar më të mirë një sektor që ndonëse nuk ka lidhje territoriale direkte bashkon në fakt zonat me më shumë popullsi në vend.

Nga ana tjetër, njësia e posaçme për inceneratorët mendohet të mos ketë lidhje direkte financimi nga buxheti në adresimin e fondeve si njësitë e tjera, por të aplikojë parimin e vetëadministrimit. A.A, E.A, B.B, L.E dhe D.Gj, mendohet të jenë ndër emrat që propozohet të drejtojnë një njësi e cila në fakt edhe për drejtimin nuk do të ndjekin parimin e zgjedhjeve për shkak të specifikës administrative dhe rëndësisë së madhe. Po ashtu, pikërisht për këtë arsye mendohet që ky të jetë i vetmi post i trashëgueshëm në Republikë. 

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.