India rrezikon kolapsin për shkak të..."artit të kultivuar të urrejtjes"
Nobelisti indian i ekonomisë, Amartya Sen, ka deklaruar se kriza më e madhe me të cilën përballet sot India, është kolapsi i shtetit. Ai i ka bërë këto komente gjatë një fjale të mbajtur me rastin e inaugurimit të Qendrës kërkimore që mban emrin e tij, në të cilat ka theksuar se “urrejtja është një art i vërtetë, të cilin e kanë kultivuar ata që kanë një interes dhe në një shkallë të jashtëzakonshme”.
Komentet bëhen në një kontekst shumë të tensionuar në vend, lidhur me disa debate që kanë lindur për referencat e përdorura për profetin Muhamed.
Nuk mendoj se Hindutë si një grup të mund të marrin kredite për Taj Mahal. Dara Shikoh, djali më i madh i Shah Jahan, përktheu 50 veda nga origjinali sanskrit në persisht dhe kjo mundësoi që bota të njihte shkrimet hindu, kulturën dhe traditat hindu. Raga(vegël muzikore) dhe muzika e Ravi Shankar dhe Ali Akbar Khan janë evidencë sesi njerëz të besimeve të ndryshme bashkëpunojnë përtë krijuar magjinë. Shembuj të tillë janë të domosdoshëm në Indinë e sotme ku vetëm të flasësh për tolerancën nuk do të adresojë rreziqet e fragmentarizimit
citohet ai.
Comments
Ca oshte kjo? Pendese? Se ju
Ca oshte kjo? Pendese? Se ju mbillni urrejtje pafund .
Ndaj anonimeve?
Ndaj anonimeve?
Add new comment