Mësimet e Ukrainës, Borrell: BE-ja duhet të bëhet fuqi ushtarake

Postuar në 31 Maj, 2022 15:44

Përfaqësuesi i Lartë për Çështjet me Jashtë dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka deklaruar në samitin e unionit, se koha ka ardhur që Europa të bëhet një fuqi ushtarake.

Ajo që kemi mësuar nga lufta në Ukrainë është se tregtia nuk mjafton, sundimi i ligjit nuk mjafton, nuk mjafton të jesh një fuqi e mirë civile, ne duhet të jemi po ashtu fuqi ushtarake

ka thënë Borrell.

Ai ka bërë thirrje që mbrojtja të kalojë përtej kompetencave shtetërore, një politikë kjo që do të çojë patjetër në ndryshime të strukturës funksionale të unionit.

Mesazhi i z. Borrell ngjan disi naiv, pasi Europa, kontinenti me përvojën më të madhe politike, nuk mund të lejojë që të ushqehet me iluzione të kësaj natyre. Ndoshta progresi i paprecedentë i këtyre dekadave ka ushqyer mendimin se me të vjen edhe paqja e vetvetishme, ndërkohë që unioni vetë si proces shtetformimi nuk mund të mos përmbushë një ndër ligjësitë paradigmatike: sigurinë.

Ndoshta kërbaçi rus në Ukrainë mund të katalizojë një nxitje të re duke e bërë traktatin e nesërm për sigurinë ndërkombëtare më të plotë dhe më të vërtetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.