Zbulohet identiteti i personit që çoi në kapjen e Adolf Eichman
Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung” ka publikuar javën e kaluar emrin e personit që çoi në kapjen e Adolf Eichman, cilësuar si njeriu I konceptimit dhe organizimit praktik të Holokaustit. Gazeta raporton se ka qenë familja e personit në fjalë që ka vendosur të zbulojë identitetin e vërtetë të tij 32 vjet pas vdekjes.
Gerhard Klammer quhet personi, i cili studioi gjeologji, filozofi dhe histori në Gjermani. Në vitin 1950 ai emigroi në Argjentinë për punë, thuajse në të njëjtën kohë kur në Argjentinë mbërriti Eichman. Fati do bashkonte të dy gjermanët në kompaninë “Capri” në provincën Tucuman, ku Eichman u punësua nën emrin e rremë Ricardo Klement.
Nga sa rezulton nga ky raportim, Eichman nuk duket se fshihej edhe aq shumë përderisa siç shkruan gazeta “ai ishte i mirënjohur në komunitetin nazist të Argjentinës”. Në këtë kuadër edhe Klammer kishte marrë dijeni për identitetin e vërtetë të Klement dhe në fillim të viteve ’50 kishte kontaktuar autoritetet gjermane për të informuar mbi Eichman. Ai nuk mori asnjëherë përgjigje.
Procesi u vu në lëvizje pas kthimit të Klammer në Gjermani në vitin 1959 ku ai ia kaloi këtë informacion në mikut të vet prift. Ky ia përcolli peshkopit të vet që nga ana e tij ai kaloi Fritz Bauer, një prokuror gjerman hebre që po ndiqte Eichman në këtë kohë. Bauer shërbente në atë kohë si prokuror distrikti në shtetin e Heses. Klammer kishte raportuar adresën e shtëpisë së Eichman, një fotografi nga fillimi i viteve ’50, informacione këto që bashkë me të dhënat e tjera të siguruar nga Bauer përmes Lothar Hermann, krijuan kuadrin e plotë të panoramës për Eichman.
Do të ishte Bauer që i kaloi informacionet e plota kreut të shërbimit izraelit Mossad, Isser Harel çka çoi në lokalizimin e nazistit të mirënjohur në vitin 1960 që u gjykua dhe ekzekutua në vitin 1962.
Add new comment