Shpullë Macronit(VIDEO)

Postuar në 08 Qershor, 2021 18:34

Presidenti francez, Emanuel Macron, u qëllua me shpullë në fytyrë gjatë një vizite në juglindje të vendit. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Macon shihet teksa përshëndet turmën gjatë një udhëtimi në Tain-l'Hermitage.

Një prej njerëzve që prisnin të takonin Macronin, e qëllon atë me shpullë në fytyrë, duke bërtitur “Poshtë makronizmi”. Presidenti tërhiqet mbrapa, ndërsa rojat e tij ndërhyjnë.

Mediat franceze raportuan për dy të arrestuar.

Rasti të kujton një incident të ngjashëm të presidentit amerikan, George Bush, gjatë vizitës në Irak në vitin 2008. Gazetari iraken, Muntadhar al-Zaidi, i hodhi të dy këpucët e tij në drejtim të Presidentit të Shteteve të Bashkuara gjatë një konference për shtyp.

Presidenti francez ruhet nga Grupi i Sigurisë për Presidencën e Republikës, që njihet me shkurtesën GSPR. Kjo njësi është ngritur në vitin 1983 dhe përbëhet nga 77 shoqërues meshkuj dhe femra që e mbrojnë atë gjatë eventeve në publik. Sipas kanalit francez BFM, gjatë vizitës në të cilën u shënua incidenti, Macron shoqërohej nga 10 pjesëtarë të kësaj njësie.  

 

Comments

Submitted by emri (not verified) on

priceless,
te gjithe keta plehrra qe kemi mbi koke nuk duhet ta ndjejne veten te sigurt mes njerezve ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.