Ironike, Kuvendi miraton ligjin “Për Azilin” pas akteve të dyshimta me gulenistët

Postuar në 24 Shkurt, 2021 21:24

Pak gjëra janë qesharake dhe me zarar në të njëjtën kohë sesa miratimi i ligjeve dhe normave juridike nga një pseudoshtet si ky yni. Qesharake sepse ato janë gërma pa vlerë në një vend ku gënjeshtra dhe vjedhja janë interes parësor; me zarar sepse ligjet janë aty si shkop gome dhe litar për ata që ngecin në rrjetën e tyre. 
Së fundmi Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin “Për Azilin” që rregullon të drejtat dhe procedurat e azilit për shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë. Ligji në fjalë nuk meriton asnjë lloj vëmendjeje në aspektin juridik sepse është përafruar me legjislacionin europian. 

Komenti që ka vlerë mbi të është ai politik, për rregullimet që sugjeron në dritën e veprimeve të kësaj qeverie. P.sh ligji në fjalë përcakton se: 

Për të vazhduar më poshtë me ato që i quan parimi i moskthimit, sipas të cilit ndër të tjera, shteti shqiptar detyrohet të zbatojë këto norma: 

Ligji vjen në një kontekst ironik sepse vetëm në vitin që lamë pas, qeveria shqiptare deportoi, apo tentoi te deportonte shtetas turq të kërkuar nga Ankaraja zyrtare që i akuzon ata si të përfshirë në grusht shteti dhe pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gulen. Kjo e fundit nuk njihet në Europë, prej nga ku buron legjislacioni më fjalë si organizatë terroriste, madje as në ShBA, kështu që akti i qeverisë shqiptare është shumë i diskutueshëm dhe mund të interpretohet vetëm nga pikëpamja politike. 

Kaq të dyshimta janë praktikat e qeverisë, saqë u njoftua madje për reagime nga Brukseli dhe OKB për dy raste, duke vënë pikëpyetje mbi legjitimitetin e akteve të qeverisë shqiptare që më herët lejoi edhe veprimin e shërbimeve turke në deportimin e një tjetër shtetasi turk. 

Dispozitat e ligjit të ri përmbushin thuajse të gjitha kriteret e kërkuara prej atyre që quhen gulenistë, ndaj të cilëve ka akuza të rënda, por në kuptim të legjislacionit që kanë bazë të drejtat e njeriut vështirë se mund të ekstradohen. 

Në këtë kuadër lind pyetja: çfarë kuptimi ka ky ligj si një akt rregullues real, kur ai paraprihet nga akte shumë të diskutueshme dhe që janë kritikuar edhe në raport me legjislacionin e deritanishëm në fuqi? 
Sigurisht që një ligj për azilin duhet në një shtet, por jo për alibi. Sepse ky ligj po ngjan veçse si alibi për të ardhmen. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Azilanti amator (not verified) on

Qe ligji duhet te jete aty kjo s'ka asnje gje te keqe. Pastaj dihet se per cdo ligj, sidomos per ligje te tilla qe kane te bejne me ekstradimet e azilet, jo vetem ne jemi per tu kritikuar. Pe te mos thene qe kritika qe duhet te bjere mbi ne, krahasuar me shtete qe zyrtarisht mbahen si pararoje e demokracise, eshte e pa rendesishme. Ne paskemi ekstraduar nje shtetas turk, dhe kemi bere perpjekje per te dytin. OK! E vertetet eshte. Qofshin te fundit. Por ne duhet te shahemi apo Franca, ne apo Holanda, ne apo SHBA, ne apo Izraeli, ne apo Anglia. Me kete liste mund te vazhdoj mjaft besoj si une po edhe ju. Te gjithe keta shtete kane rrembyer njerez per hesap te vet apo te te treteve, kane ekstraduar njerez per hesap te vet apo te te treteve, duke u sjelle ne kundershtim me ligjet qe vete kane miratuar. Kshtu ne kete aspekt, pse u dashka te mendojme se vetem ne paskemi ndertuar nje ligj sa per ta patur ne sirtar kur psh Greqia si vend i BE, qe edhe pretendon qe ne duhet te ndjekim hapat e saj per ne BE, shtyn me qindra kerkues azilante ne jave drejt vdekjes shpesh te sigurte duke thyer cdo lloj konvente?

Submitted by Aqif (not verified) on

Ti zoti azilant e ke pershkruar sakte por Respublica me redaksine e saj e di se c'fare palacorlleqesh behen ne BE dhe Amerike, nga ana tjeter pretendon se keto gjera behen vetem ne Shqiperi.
E gjitha kjo ( mgjth redaksia ne shumicen e rasteve vlen per analizat e saja teper te sakta qe askund ne mediat shqiptare nuk behen), sepse ne kete faqe cdo gje qe lidhet me Turqine duhet percmuar pasi ky shtet nuk pelqehet nga analizat e redaksise.
Per mbeshtetjet d pafundme qe shteti turk i ka dhene Shqiperise qysh nga krijimi i republikes se tij ne 1923 e deri me sot, cdo anetar i PKKse apo Fetos duhet dorezuar menjehere dhe te mos kursehet. Cdo armik i shtetit turk eshte edhe armik i yni.
Mbeshtetja karshi Shqiperise eshte kryer nga cdo qeveri turke, jo vetem nga Sulltani i sotem.

Nuk duhet te derdhim lote krokodili per dy jeziter te Fetos kur qindra shqiptare jane kthyer ne kafaze kafshesh nfa Greqia ne vitet 90te, jane rrahur e po rrihen dhe vriten nga duart e policeve ne itali, Spanje e France.
Jane me dhjetera individe qe kane gjetur eleminimin e tyre fizik neper anijet qe CIA perdori si burgje ne Oqeane, keta individe u rrembyen apo dorezuan tek CIA me dijeni te Evropes "Demokratike".
Ky shtet ka halle te tjera per te "qare" dhe jeziterit e Fetos nuk i hyjne ne pune askujt. Lus Respubliken qe mos te bjere ne nivelin e atyre mediave iliterale te Kosoves qe qane me lot e me qurre per gulenistet kur, kosovaret po ngrinin te vdekur duke kaluar lumenjte e Hungarise ilegalisht per nje jete me te mire dhe askush nuk interesohej, as ai qafderri R Haradinaj qe i hakerrohej Erdoganit duke u mburrur me Skenderbeun sllav, helbete, Gjokovic eshte.

Submitted by redaksia on

Eshte e disata here qe merrni persiper te beni percaktime per opinionet qe publikojme. Jane te pasakta dhe provokative. 

Te pasakta sepse do te qendronin nese faqja e ketushme do te kishte politike editoriale per Turqine. Nuk ka. Ne publikojme opinione apo lajme qe mendojme se kane interes publik. E pasakte sepse ne nuk percmojme gjerat qe vijne nga Turqia, sepse do te ishim shume te pagdhendur ta benim kete gje me nje vend te tere, e aq me teper me nje vend kryesor per historine e vendit tone, por pse jo edhe te Europes se paku. 

Ne kemi mbajtur qendrime per politikat e Turqise se sotme zyrtare. Por Turqia e sotme zyrtare nuk eshte Turqia si e tere, as historia e saj, fillimi apo fundi. Eshte nje epsiod historik qe ka te mirat dhe te keqijat e veta.

Ju i quani jeziter te Fetos dhe normalisht zbuloni nje pozicion tuajin per ta interpretuar kete ceshtje. Ne mendojme se qeveria vepron me dy standarde edhe per kete ceshtje per arsye qe nuk i dime. Dhe per kete nuk po veme gishtin mbi Erdoganin. 

Nuk po e themi per justifikim sepse nuk kemi arsye, por ne kete faqe eshte shkruar shume per politiken e Europes dhe diplomateve te saj. Me nota kritike dhe hapur. Por jo pse percmojme Europen. 

Ndaj zoteri apo zonje, ju lutem te mos ngrini gjykime pergjithesuese, por te vleresoni shkrimet per saktesine apo pasaktesine dhe nese keni deshire te sillni opinionin tuaj.  

Submitted by Aqif (not verified) on

Nuk provokoj sepse nuk me intereson aspak ky i fundit kur lexoj analizat tuaja dhe aq me teper kur nuk me lidh asgje me redaksine tuaj.
Thjesht, asnjehere nuk kam lexuar nga ana juaj ndonje lajm te drejt ku analizat behen mbi Turqine.
Biles nje here me edituat fjaline kur percaktoja se titulli i shkrimit tuaj ishte i pasakte!!
Ne vend qe te editonit titullin, ju edituat fjaline time qe ua cekte.....
Te mos harrojme ty najen tuaj qe ishit te paret kur reaguat mbi memorialin pllakate per deshmoret e grushtit te shtetit ne Turqi, kur vete ju si pararoje ( qe mburreni per te drejtat e jeriut) num keni reaguar kundra pllakates se ushtzreve nazizte gjermane apo viktimave te holokaustit qe nuk na lidh asgje.
Ju vjen keq kur dy te akuzuzr per terrorizem guleniste i quaj "jeziter" por, nuk keni reaguar me analize asnjehere per viktimizimin qe iu behet defektoreve qe leshojne "fermen e kafshefe " te MRjam Raxhavit ne Manze, biles as atehere kur Ehsan Bidi u deportua ilegalisht nga S Leshaj per ne Greqi ne "no man's land".

Do te thoni ju si redaksi , " duam te shkruajme per ke te duam....". Po, shume e drejte, por te pakten edhe ne si lexues kemi te drejte te gjykojme kur lexojme analizat tuaja.
Me falni zotni apo zonja redaksi ne rast se u zgjata me kete kundra pergjigje dhe mos harroni te editoni kete fjali te fundit ose te mos e kaloni fare, sic beni ndonjehere.

Submitted by redaksia on

Komentet qe kane fyerje dhe epitete nuk kalojne. 

Nuk na vjen keq dhe as mire sesi i quani ju gulenistet, thjesht e vume ne dukje se etiketimi zbulon nje pozicion. 

Po, e perserisim: Memoriali eshte nje turp. Nuk ka asnje gje qe te lidhe ate ngjarje me nevojen e perkujtimit ne Tirane. Sa per holokaustin dhe muzeun jeni teresisht gabim: kemi shkrimet ketu.

Per ushtaret naziste qe thoni, ndryshon puna, sepse ne Shqiperi e vune si praktike qe ushtaret varrosen aty bien. Ndaj edhe anglezet apo greket. 

Qe te mos kesh ndonje paqartesi: ne kemi te drejte te editojme dhe moderojme. Nuk e di si mundet te ankohet dikush se i kemi hequr fjalen ne kete hapesire, por secili ka te drejten e vet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.