Kundërpeshë Kinës, Britania mund t’i bashkohet NATO-s aziatike
Britania mund t’i bashkohet koalicionit ushtarak të njohur si NATO-ja aziatike, një propozimi ky i Amerikës të SHBA për të zgjeruar anëtarësimin në këtë grup si kundërpeshë ndaj Kinës.
Aleanca në fjalë e njohur ndryshe si QUAD, mund të zgjerohet edhe më tej, pasi vetëm pak ditë më parë, shefi i ri i politikës së Presidentit Biden për Azinë skicoi një propozim të hartimit të vendeve shtesëi.
Sipas “Spectator”, Britania e Madhe është gati t’i bashkohet këtij grupimi.
Megjithëse propozimi nuk ka shkuar edne te kryeministri Boris Johnson, ai i ka vënë në pah ngjashmëritë midis politikës së jashtme të Britanisë së Madhe dhe disa parimeve të përcaktuara nga Presidenti Biden.
Në administratën amerikane është rikthyer Kurt Campbell, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili gjatë mandatit të Obamës ishte ideuesi i strategjisë së “aksit aziatik”.
Në një shkrim për “Foreign Affairs”, me titull "Si mund ta mbështesë Amerika rendin aziatik", ai miraton propozimin e Britanisë për të zgjeruar G7 në një grup më të madh demokracish që do të njihet si "D10".
Johnson e ka ftuar Australinë, Indinë dhe Korenë e Jugut të bashkohen në samitin e G7 në Cornëall në qershor, ku pritet të zyrtarizohet anëtarësimi i tyre i përhershëm në aleancën e zgjeruar.
Një koalicion i tillë "do të jetë më urgjent për çështjet e tregtisë, teknologjisë, zinxhirëve të furnizimit dhe standardeve", shkroi Z. Campbell.
“Koalicionet e tjera, megjithatë, mund të përqendrohen në parandalimin ushtarak duke zgjeruar të ashtuquajturin Quad, që aktualisht përbëhet nga Australia, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, investimet në infrastrukturë përmes bashkëpunimit me Japoninë dhe Indinë dhe të drejtat e njeriut përmes të dhjetëra shteteve që kanë kundërshtuar kampet e internimit të Pekinit në Xinjiang dhe sulmin ndaj autonomisë së Hong-Kongut", shton ai.
Në qeverinë britanike duket se ka gatishmëri për t'u bashkuar me një koalicion të ri për të drejtat e njeriut, si dhe "Quad", edhe pse nuk ka ende asnjë vendim për asnjërën. Britania është një nga 24 vendet që e ka kritkuar hapur Kinën për abuzime kundër pakicës ujgure dhe në Hong Kong.
Kthimi i Presidentit Biden te qasja multilateraliste ndaj politikës së jashtme pas prirjeve izoluese dhe manovrave të paparashikueshme të Donald Trump ka sjellë një farë lehtësimi te diplomatët britanikë.
Add new comment