Libri i Zi i dhunës në kufijtë e BE-së i dorëzohet KE-së
Një organizatë që merret me dhunën kufitare – Rrjeti I Monitorimit të Dhunës Kufitare – ka përpiluar një libër prej 1 500 faqesh që evidenton shkeljet e mëdha të bëra në kufijtë e Bashkimit Europian ndaj imigrantëve. Libri i është dorëzuar Komisionit Europian dhe titulli i tij parathotë shumëçka: Libri i Zi i Kthimeve.
Në të përfshihen 892 dëshmi nga grupe njerëzish që prekin përvojat e 12 654 viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut përgjatë Rrugës Ballkanike të migrimit.
Ky libër që përmbledh punën e 4 vjetëve synon të mbushë një boshllëk në besueshmërinë e akteve të autoriteteve, përfshirë ato të agjencive të shteteve anëtare të BE-së apo agjencive të këtij të fundit si Frontex
është shprehur koordinatori i terrenit së organizatës, Simon Campbell.
Për hartimin e librit kanë kontribuuar më shumë se 15 organizata dhe në të përfshihen harta, të dhënë, foto dhe të tjera informacione kyçe ndërkohë që për të ka bashkëpunuar edhe blloku i Të Majtës së Bashkuar në Parlamentin Europian. Malin Björk, anëtar i Komitetit për Liritë Civile në PE, dorëzoi librin pranë Komisionerit të BE-së për Azilkërkimin, Ylva Johanson, duke komentuar ndër të tjera se:
Është shokuar nga rrëfimet e pafundme për dhunën e pamëshirshme, sadiste dhe degraduese që është reminishencë e diktaturave brutale
Libri i zi hedh një dritë kaq të nevojshme mbi këtë kapitull të errët të BE-së
ka vijuar ai.
Problemi i dhunës në kufijtë e BE-së ndaj imigrantëve i shtohet njollës tjetër të turpit për mbytjet në Mesdhe dhe kampet në Libi, për të cilat BE-ja nuk ka arritur të japë ndonjë zgjidhje konkrete.
Add new comment