Molnupiravir/Mjeku Sallabanda: Shpresë se do të zgjidhë situatën e pandemisë

Postuar në 08 Dhjetor, 2020 16:43

 

Së fundmi është prezentuar ilaçi i ri antiviral i njohur si Molnupiravir, i cili sipas ekspertëve botëror ka shpresë se do të jetë një kurë efikase në parandalimin dhe luftimin e koronavirusit. Mjeku Kita Sallabanda nga Spanja në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në TvT, tha se gjetja e ilaçit ideal për të trajtuar COVID-19 ka qenë një ndër përpjekjet shkencore më sfiduese të shekullit 21.

“Ky antiviral është testuar në disa kafshë, dhe i është vënë antivirali, ka tre karakteristika ky antiviral për 24 orë pengon hapjen te njerzit, te të sëmurët rëndë i përmirëson ndjeshëm dhe të të infektuarit i shkurton kohën e shërimit. Ky ilaç pritet të dali në treg në muajin maj dhe ndoshta do të na ndihmoj pas vaksinimit të popullatës. Ata që skanë mundësi me e bo vaksinën i jep mundësi pacientëve shumë kohë për shërim”.

Duke pasur parasysh popullsinë e Shqipërisë dhe incidencën e infektueshmërisë, Sallabanda thotë se vaksina është e dosmosdoshme të bëhet fillimisht për moshën mbi 70 vjeç, për të vënë virusin nën kontroll.

“Unë mendoj që fillimisht duhet ta bëjnë mbi 70 vjeç, më ps të gjithë personeli mjekësor, ai publik arsimor pastaj të fundit ata që e kanë kaluar Covidin”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.