Pandemia, mbërrihet në shifrën 301 raste/100 mijë banorë
Komiteti i Ekspertëve për pandeminë ka bërë sot disa njoftime të rëndësishme për situatën. Sipas Komitetit gjendja paraqitet e rënduar me një incidencë javore 301 raste për 100 mijë banorë, një shifër kjo shumë e lartë. Mjafton të kujtohet se për të hyrë në zonën e kuqe të riskut sipas standardit europian duhet të kesh shifrën 150 raste për 100 mijë banorë.
Add new comment