Tre ose katër vaksina para fillimit të 2021-shit, por mos prisni “shkopin magjik”

Postuar në 28 Tetor, 2020 10:50

Në muajt e ardhshëm pritet që 3 ose 4 vaksina anti-Covid të jenë gati. Në një intervistë për Rtl France, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, thotë se BE-ja do të ketë dozat që i duhen sapo vaksina e parë të jetë e disponueshme.  

"Sipas informacionit tonë, ne shpresojmë që midis fundit të vitit dhe fillimit të vitit të ardhshëm, 3 ose 4 vaksina do të jenë gradualisht të disponueshme. Komisioni Evropian, në emër të shteteve anëtare, ka nënshkruar kontrata të shumta për të siguruar që kur vaksinat të jenë në dispozicion, ne të mund të përfitojmë nga dozat që na duhen". Megjithatë, Michel shtoi se vaksina nuk do të jetë një "shkop magjik", që do të thotë se nuk do të mund të vaksinohen të gjithë në të njëjtën kohë.

Ish-kryeministri belg tha se mund të dalin "probleme logjistike". Kjo sepse disa vaksina do të jepen me një dozë të vetme dhe për të tjerat do të duhen dy. "Ka çështje të logjistikës, ruajtjes dhe vendosjes së fushatave të vaksinimit - shtoi ai. - Kjo është arsyeja pse unë dua të mobilizoj krerët e shteteve dhe qeverive për të përshpejtuar ritmin".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.