Mbyllet edhe Gjermania

Postuar në 28 Tetor, 2020 10:08

Gjermania është vendi i radhës që shtrëngon masat kundër koronavirusit. Plani i ri parashikon mbajtjen e shkollave të hapura, por do të mbyllen baret, palestrat, kazinotë etj.

Sipas Reuters, që i referohet Bild, Merkel ka thirrur krerët e provincave gjermane për të diskutuar mbylljen nga data 4 nëntor.

Dyqanet mbeten të hapura, nëse mbajnë higjienën dhe të kufizojnë numrin e njerëzve të pranishëm njëkohësisht në ambiente të mbyllura.

Sa për restorantet, klientët do të munden vetëm ta blejnë ushqimin e gatshëm atje dhe ta konsumojnë më pas në shtëpi.

Qeveria federale do të sigurojë mbështetje financiare për kompanitë që do të goditen për shkak të bllokimit, duke shtuar se ky program do t'i paraqitet publikut këtë pasdite.

Plani i ri parashikon edhe gjoba, por detaje të tjera nuk dihen ende.

Masat kufizuese vijnë pasi Gjermania theu rekordin ditor të rasteve të reja me Covid-19, plot 14.964.

Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 464 239 njerëz, 10 125 e të cilëve kanë vdekur.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.