Angjeli: Qeveria të tërheqë projektligjin e amnistisë fiskale

Postuar në 24 Shtator, 2020 19:46

 

Akademiku Anastas Vangjeli thotë se ligji i Amnistisë Fiskale, për të cilin po punon qeveria nuk është i plotë dhe nuk duhet të kalojë. Në intervistën për TvT Angjeli thotë se duhet të plotësohen tre kushte thelbësore për këtë ligj, ndaj qeveria duhet ta tërheqë.

Së pari unë e kam thënë se një ligj i tillë të quhet i plotë duhet të plotësohen tre kushte.

E para kushti që të ketë konsensus politik, që do të thotë të mos mjaftohemi me vullnetin e maxhorancës, por me të gjitha forcat e tjera. Qoftë në parlament apo edhe jashtë saj. Për shkak të rëndësisë që ka ky ligj duhet edhe një unanimitet.

E dyta është kushti që ka të bëjë me plotësimin e kërkesave që kanë paraqitur faktorët e interesit, në Komisionin e  Ekonomisë, në diskutimet paraprake. Kjo pasi edhe ato kanë interesa e tyre.

E treta Shqipëria për një sërë ligjesh të rëndësishme fiskale ka patur mbështetjen politike dhe teknike të ndërkombëtare, nga fondi ndërkombëtar, nga vendet e Bashkimit Europian, Këshilli i Europës, SHBA, organizma që luftojmë krimin ekonomik.

Pa këto të treja nuk do të ketë amnisti fiskale

u shpreh ai.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.