BE hedh poshtë spekullimet e mediave serbe: Nuk ka marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës
Zëdhënësi i BE-së për Politikat e Sigurisë dhe Çështjet me Jashtë, Peter Stano, ka hedhur poshtë ato që i quajti spekullime të mediave serbe për një draft marrëveshjeje detyruese për Serbinë në kuadër të dialogut me Kosovën.
Rregullim ynë është që të mos komentojmë mbi spekullimet e medias. Por në këtë rast të veçantë do të doja që të hidhja poshtë qartë spekullimet mbi takimin e ekspertëve dhe çështjet e atij takimi
citohet Stano nga Zëri i Amerikës.
Ai ka shtuar se axhenda e sotme përfshin çështjet e të zhvendosurve dhe të bashkëpunimit ekonomik, ndërkohë që në mediat serbe qarkulloi lajmi se BE do të kërkonte përmes një drafti njohjen e Kosovës nga Serbia.
Add new comment