Irani dënon me vdekje agjentin e CIA-s që dekonspiroi vendndodhjen e gjeneralit Soleimani
Gjykata iranine ka vendosur dënimin me vdekje të Mahmoud Mousavi-Majd, i cilësuar si një nga personat përgjegjës që i zbuloi CIA-s vendndodhjen e kreut të forcave "Kuds" të Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani dhe të komandantit të milicisë Shiite në Irak, Abu Mahdi Muhandis.
Mahmoud Mousavi – Majd një nga spiunët e CIA-s dhe Mosadit është dënuar me vdekje. Ai u dha armiqve vendndodhjen e martirit Soleimani
u shpreh zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Esmaili gjatë një konference për shtyp.
Pak ditë më parë revista amerikane “Newsweek” shkruante se për vrasjen e Soleimanit më 3 janar në aeroportin e Baghdadit kishin dijeni shumë pak njerëz. Sipas revistës në fjalë në dronët që kryen ekzekutimin nuk ishte vendosur gjurmues satelitor si dhe fluturimi i tyre nuk iu njoftua personelit ushtarak amerikan që kryen mbikëyqrjen ajrore.
Vrasja provokoi tensione të mëdha mes SHBA dhe Iranit dhe pak ditë më vonë në media u përfol vrasja e një operative të CIA-s që mendohet se kishte organizuar vrasjen e Soleimanit, i konsideruar si njeri kyç i Teheranit në veprimtarinë e vet në Lindjen e Mesme dhe sidomos në sukseset e arritura në Liban, Siri, Irak dhe Jemen.
Add new comment