Ndërron jetë Manolis Glezos

Ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare Manolis Glezos, luftëtari i njohur grek i rezistencës ndaj nazizmit. Sipas njoftimeve zyrtare ai vdiq si pasojë e një infarkti në zemër. Anëtar I Syrizas, Glezos u zgjodh deputet në vitin 2012 dhe anëtar i Parlamentit Europian dy vjet më vonë, duke u bërë personi më i vjetër në trupën legjislative europiane me 91 vjeç.
Glezos përmendet shpesh për aktin e tij të heqjes së flamurit nazist nga Akropoli në vitin 1941 pasi gjermanët morën Athinën.
Add new comment