Bie qeveria rumune. Nuk kalon mocionin e besimit në Parlament
Qeveria rumune është rrëzuar dje pasi kryeministrja socialdemokrate Viorica Dăncilă humbi mocionin e besimit në Parlament.
238 deputetë votuan pro mocionit, që u vu në lëvizje një javë pas negociatave mes palëve gjatë të cilave disa anëtarë të shumicës u larguan drejt opozitës. Pushteti i kryeministres u trondit pasi aleatët e saj në koalicion dolën nga qeverisje na gusht të këtij viti.
Presidenti Klaus Iohannis do të të duhet të zgjedhë një kryeministër të ri, ndërkohë që vetë Dăncilă është kandidate për zgjedhjet presidenciale të 10 nëntorit.
Add new comment